Pesë orë pritje në Merdarë për dalje nga Kosova
11 gusht 2023
| 21:10
Mërgimtarët janë duke pritur deri në pesë orë e gjysmë te pika kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova.
Ndërsa te pika kufitare te Dheu i Bardhë, ata po presin deri në një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova, raporton Epoka e re.