Pesë persona lëndohen në aksidentin në rrugën Prishtinë-Pejë

24 qershor 2022 | 21:20

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:50 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku. Ne këtë aksident janë  përfshirë tri vetura dhe lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Krasniqi.

Ai tha më tej se njësia policore e trafikut është marrë me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e…