Pesë persona qëllohen në një shkollë në Suedi

04 shkurt 2025 | 16:07

Pesë persona janë qëlluar në një qendër edukimi për të rritur në Suedi, tha policia më 4 shkurt.

Agjencia suedeze e lajmeve, TT, raportoi, pa specifikuar burimet, se sulmuesi ka bërë vetëvrasje. Policia nuk ka konfirmuar këto raportime, por pritet të mbajë një konferencë për media.

Qendra e edukimit për të rritur gjendet në qytetin Orebro, rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.

Shkolla, e quajtur Risbergska, ka student mbi moshën 20-vjeçare, sipas ueb-faqes të këtij institucioni arsimor. Kjo shkollë ofron kurse të shkollës fillore dhe të mesme, kurse për gjuhën suedeze për emigrantët, trajnime profesionale dhe programe për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.

Ende nuk është e qartë nëse policia e ka përfshirë edhe keqbërësin në mesin e pesë personave të qëlluar, raporton REL.

Videot nga vendi i ngjarjes kanë shfaqur prani të madhe policore dhe të autoambulancave. Shkalla e lëndimeve që kanë pësuar viktimat po ashtu ende nuk është e qartë.

Studentët po strehohen në ndërtesat afër. Pjesë të tjera të shkollës janë evakuuar pas dhunës.

“Raportimet për dhunë në Orebro janë shumë serioze. Policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe operacioni është duke u zhvilluar”, tha për agjencinë e lajmeve TT ministri i Drejtësisë, Gunnar Stormmer.

Ndërkaq, gjatë një konference për media për një ngjarje tjetër, edhe një tjetër zyrtar qeveritar foli për dhunën në Orebro, që ka një popullsi prej afër 155.000 banorësh.

“Qeveria po përcjell zhvillimet nga afër dhe është në komunikim me policinë”, tha ministri për Punësim dhe Integrim, Mats Persson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…