Pesë persona rrahen në mes vete në Deçan, dy nga ta përfundojnë në mbajtje
29 prill 2023
| 11:09
Policia e Kosovës të premten ka arrestuar 5 persona në fshatin Lebushë të komunës së Deçanit.
Sipas Policisë të njejtit dyshohet se si pasojë e një mos marrëveshje u rrahen në mes vete ku me pas kërkuan tretman mjekësor.
Nga policia u bë e ditur se me vendim të prokurorit 2 të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa 3 tjerët lirohen në procedurë të rregullt.
“Fsh.Lebushë,Deçan28.04.2023-03:10. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete 5 (pesë) persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit 2 të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.