Pesë pesrona të lënduar pas një aksidenti mes tri veturave në Morinë të Skenderajt

09 mars 2025 | 18:54

Një aksident trafiku ka përfunduar me pesë persona të lënduar në Skenderaj.

Aksidenti mes tri veturave ka ndodhur në fshatin Morinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Insajderin se ka edhe dëme materiale.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka përfunduar…