Pesë policë të lënduar dhe katër automjete të dëmtuara nga tensionet në veri

26 maj 2023 | 16:16

Policisë e Kosovës ka konfirmuar se nga tensionet e sotme në veri janë lënduar pesë policë.

Përmes një komunikate për medie, policia ka bërë me dije se gjithashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër automjeteve zyrtare.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore. Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë”, ka njoftuar policia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit ka pranuar lodra nga druri për parashkollorët,…