Pesë punëtorë shëndetësorë me Covid në Spitalin e Gjakovës
25 shkurt 2021
| 08:59
Spitali i Gjakovës ka njoftuar se pesë punëtorë shëndetësorë janë të prekur me COVID-19.
Një prej tyre është mjek, dy infermierë dhe dy staf administrativ, njofton Klan Kosova.
Po ashtu, në spitalin “Isa Grezda” janë 68 pacientë të hospitalizuar që po trajtohen për COVID-19, 17 pacientë janë konfirmuar negativ, gjashtë pacientë të pakonfirmuar, 32 pacientë me oksigjeno-terapi, një pacient në CPAP maske, dy pacientë në respirator.
Në njoftim thuhet se spitalet po mbushen nga pacientë dhe bëhet thirrje për respektim të masave kundër pandemisë.