Pesë raste të reja me Covid 19
21 maj 2020
| 11:18
Pesë raste të reja të të infektuarve me virusin Korona janë konfirmuar në mëngjesit e sotëm në Shqipëri. Tri raste janë në Durrës, një në Tiranë dhe një në Krujë, të gjithë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 13 pacientë, kurse 80 % e të prekurve tashmë janë shëruar.
(B. D.: ‘Epoka e re’)