Edhe pesë raste të reja me Covid-19 në Ferizaj
17 maj 2020
| 21:37
Komuna e Ferizajt vazhdon të prijë në nivel vendi me numrin më të lartë të personave të prekur me Covid-19.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në 24 orët e fundit në këtë komunë janë regjistruar edhe pesë raste të reja, prej tyre katër në qytet dhe një në Balaj.
Komuna e Ferizajt ka njoftuar se të gjitha rastet e reja janë raste kontakti, teksa iu uron shërim pacientëve të prekur me Covid-19.
Ferizaj ka gjithsej 134 raste me Covid-19, prej tyre dy kanë vdekur.
(Q.R / Epoka e re)