Pesë raste të reja me Covid-19 në veri të Kosovës

30 prill 2020 | 12:50

Në 24 orët e fundit, pesë pacientë të rinj janë regjistruar në veri të Kosovës, ndërsa katër të tjerë janë shëruar nga Covid-19.

Kështu ka bërë me dije mjeku Aleksandër Antonijeviq, specialist i epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në veri të Mitrovicës.

Po ashtu është bërë me dije se nga pesë të sëmurët, tre janë me qendër në Mitrovicë, ndërsa nga një janë nga Zveçani dhe Leposaviqi.

Kurse nga katër të shëruarit nga Covid-19, tre janë nga veriu i Mitrovicës, ndërsa një është me vendbanim në Zveçan.

“Pesë pacientë të rinj nuk janë shkak për shqetësim, sepse vëllimi i testimit është rritur. Rastet e regjistruara pozitive janë përgjithësisht me një tablo klinike më të lehtë ose pa simptoma”, ka thënë Antonijeviqi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e vendosura, të mos largohen nga shtëpitë e tyre pa nevojë urgjente dhe të mbajnë distancën sociale me përdorimin e detyrueshëm të mjeteve mbrojtëse.

Në veri të Kosovës, numri i përgjithshëm i pacientëve është 102, raporton “Radio Kontakt Plus”. Deri më tani janë shëruar 56 persona, ndërsa 8 pacientë kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderi Elon Musk ka kritikuar izolimin e Kalifornisë si pasojë…