Pesë raste të reja me Covid dhe 2 mijë e 800 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur vetëm pesë raste të reja me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 2 mijë e 800 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 597 345 doza të vaksinës. Deri më sot 751 131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 474 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 570. Në total numri i rasteve aktive është 407”, ka njoftuar MSh-ja.