Pesë raste të reja me Covid dhe gjashtë të shëruar në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga Covid-19.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë janë regjistruar edhe 5 raste të reja të infektuara me këtë virus.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 361 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260 955 doza të vaksinës. Deri më sot 67 578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 463. Në total numri i rasteve aktive është 132”, ka njoftuar MSh-ja.