
Pesë raste të reja me Covid në 24 orët e fundit
02 nëntor 2022
| 10:52
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 102 testime janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid.
Sipas raportit të MSh-së, 4 pacientë janë shëruar nga ky virus.
Raste aktive me Covid-19 janë 7.
Në 24 orët e fundit 22 qytetarë kanë marrë vaksinën anti-Covid.