Pesë raste të reja me Covid në Kosovë, asnjë i vdekur
14 qershor 2021
| 15:04
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.977 testime, pesë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 345.
MSh-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës.
Deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.