Pesë raste të reja në Gjilan me Covid-19, Haziri tregon për masat e reja
Pas rasteve të reja me koronavirus në komunën e Gjilanit, kryetari Lutfi Haziri ka thënë se do të forcohen masat pwr parandalimin e përhapjes së Covid-19.
“Komiteti i Gjilanit ka vendosur që t’i forcojë masat. Pra, mos u habitni, nuk mund të merrni e as të jepni shërbime pa maska e doreza”, ka shkruar Haziri në profilin e vet në “Facebook”
Postimi i plotë nga Lutfi Haziri:
#Dita95. Rikthimi i infeksionit në Gjilan është kërcënim për krejt të arriturat dhe punën e mirë që është bërë nga ana e Komitetit emergjentë të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së #COVID19.
IKSHP na njoftoi për 5 raste të reja pozitivë, tre persona janë shëruar plotësisht, ndërkohë që numri total i personave aktivë me #Covid19 është 25.
Komiteti i Gjilanit ka vendosur që t’i forcojë masat. Pra, mos u habitni, nuk mund të merrni e as të jepni shërbime pa maska e doreza.
Institucionet, Qendrat Tregtare, kefeteritë e restorantet janë në monitorim të plotë të inspektorëve komunalë dhe do të ndërmerren masa nëse nuk funksionohet pa masa mbrojtëse e nëse nuk mbahet distanca sociale!
(V.Z / Epoka e re)