Pesë raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë dhe shtatë të shëruar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 128 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Sipas IKSHPK-së, sot janë të shëruar edhe shtatë pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e tre (23).
Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një me vendbanim në Prishtinë, një me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një e karantinuar .
“Nga data 08.02.2020 deri me 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 140 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, theksohet në komunikatën e IKSHPK-së.
Komunikata e plotë e IKSHPK-së:
SHTATË TË SHËRUAR DHE PESË RASTE ME COVID-19!
Sot më 04.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 128 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë(5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Sot me 04.04.2020, janë të shëruar edhe shtatë (7) pacientë derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e tre (23).
Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Prishtinë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një (1) e karantinuar .
Nga data 08.02.2020 deri me 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 140 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.053 kontakte të rasteve.
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!.