
Pesë skuadra interesohen për Muriqin
11 shtator 2019
| 12:30
Forma e lartë që ka treguar Vedat Muriqi me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, por edhe me Fenerbahçen e më herët edhe me Rizesporin, ka bërë që disa skuadra të interesohen për shërbimet e tij.
“Teamtalk” raporton se 25-vjeçari pëlqehet nga dy skuadrat e Premierë Ligës, Tottenham Hotspur dhe Southamptoni. Interesim për ish-anëtarin e Lirisë së Prizrenit kanë shfaqur edhe tri skuadrat e Serisë A, Lazio, Fiorentina dhe Napoli.
Çmimi i Muriqit është rritur shumë, kurse Fenerbahçe kërkon të paktën 20 milionë euro për shërbimet e tij.
/Epoka e re/