Pesë skuadra në garë për Der Jongun

14 dhjetor 2021 | 13:04

Frenkie de Jong mund të largohet nga skuadra e Barcelonës, pasi shihet si një lojtar që mund të shitet për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës financiare të klubit dhe babai i tij thotë se ka shumë interesim për të.

Pesë skuadrat evropiane janë në garë për mesfushorin holandez. John de Jong këmbënguli për Algemeen Dagblad se një lëvizje në Manchester United ose Bayern Munchen mund të mos i pëlqejë ish-yllit të Ajaxit.

“Atje shpesh është mot i keq. Sigurisht që ka të bëjë me futbollin, por ka rëndësi. Sigurisht, e di që Barcelona ka nevojë për para dhe një ofertë e shkëlqyer për Frenkie mund të ndihmojë, por nuk e shoh të ndodhë së shpejti. Edhe pse, pesë klubet më të mira evropiane kanë thirrur të gjitha”, ka deklaruar ai.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih…