Pesë skuadra në garë për Icardin
01 shtator 2019
| 15:57
Afati kalimtar është drejtë mbylljes, por e ardhmja e Mauro Icardit vazhdon të jetë e qartë. Interesim për lojtarin ka shfaqur Monaco, por edhe PSG-ja, Barcelona, Atletico Madrid dhe Valencia.
“Sportmediaset” raporton se në Atletico e dëshirojnë argjentinasi për të shtuar konkurrencën me Moratën dhe Costën, kurse Barça e sheh si zëvendësim në rast se largohet Dembele. PSG-ja pas lëndimit të Cavanit dhe Mbappes kanë nevojë për një sulmues, derisa në skuadrën e Valencias e duan si zëvendësues të mundshëm të Rodrigos.
/Epoka e re/