Pesë sportistë përkrahen me bursa për Lojërat Olimpike “MilanoCortina2026”

06 shtator 2023 | 14:13

Komiteti Olimpik i Kosovës ka zbuluar listën e bursistëve që do të përkrahen për Lojërat Olimpike “MilanoCortina2026”.

Pesë sportistët e skijimit alpin, do të përkrahen me nga 600 dollarë në muaj falë mbështetjes së marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Arbi Popovci, Drin Kokaj, Klos Vokshi, Kiana Kryeziu dhe Lirika Deva janë përfituesit.

“Iu urojmë fat dhe suksese skitarëve tanë në rrugën drejt normës olimpike”, shkruhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës. Këto lojëra do të zhvillohen gjatë këtij dimri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një 25-vjeçar në Tiranë, pasi që dyshohet se…