Pesë stacione të trenave në Ukrainë, në flakë nga sulmet ruse
25 prill 2022
| 09:46
Kreu i hekurudhave në Ukrainë ka konfirmuar se këtë mëngjes, pesë stacione trenash në pjesën qendrore dhe atë perëndimore të Ukrainës janë përfshirë nga zjarri.
Alexander Kamyshin ka raportuar për dëme materiale, por duke mos dhënë detaje tjera lidhur me stacionet e përfshira nga zjarri.
Kjo nuk është hera e parë që stacionet e trenave ishin cak i sulmeve ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Ndërkaq në prill, të paktën 50 persona – përfshirë pesë fëmijë u vranë kur forcat ruse kryen sulme ajrore në një stacion të trenave në Kramatorsk.