Pesë të arrestuar për tentim vjedhjeje në Fushë-Kosovë

17 mars 2025 | 08:41

Pesë persona, dy prej të cilëve të mitur, u arrestuar në Fushë-Kosovë pasi dyshohet se kanë tentuar të kryejnë një vjedhje të shtunën (15 mars).

Sipas Policisë, të arrestuarit janë A.M., 17-vjeçar, E.G., 17-vjeçar, A.G., 18-vjeçar, L.A., 19-vjeçar dhe A.M. 20-vjeçar janë dërguar në ndalim policor.

Hetuesit policorë janë duke kryer veprimet e nevojshme edhe për tri raste të tjera që dyshohet se janë përfshirë të arrestuarit.

Ndaj tyre është iniciuar vepra penale “vjedhje të rëndë në tentativë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se këtë javë pritet mot…