Pesë të arrestuar për vrasjen në Klinë, ky është i dyshuari kryesor
28 prill 2022
| 23:06
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Klinë, ku në afërsi të një restoranti u vra 23-vjeçari Fazli Hoxha dhe u plagosën dy vëllezërit e tij.
Sinjali mëson nga burimet se një person ka vdekur dhe deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar për këtë vrasje.
Sipas burimeve, i dyshuari kryesori është Agron Gashi nga fshati Sferkë.
Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar gjësende të rrezikshme si thika, zinxhir, lopatë, që për Prokurorinë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.