Pesë të lënduar nga aksidenti ndërmjet tri veturave në Vushtrri
24 mars 2019
| 17:59
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident në mes të tri veturave në Vushtrri, konkretisht në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot rreth orës 13:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht segmenti në Vushtrri. Në aksident janë përfshira tre vetura civile, ku si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.