Pesë të vdekur dhe 10 persona në gjendje të rëndë nga coronavirusi në Shqipëri

19 dhjetor 2021 | 21:34

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2370 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 228 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 197,376 raste shërimi nga Covid-19.

Aktualisht në rang vendi janë gjithsej 5235 pacientë aktivë me COVID. 144 pacientë po trajtohen në spital, 10 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Statistika për datën 19 dhjetor 2021

Raste të reja ditore    228

Të shëruar në 24 orë   321

Të shtruar në spitale     144

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore    2370

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    2464

Fier    619

Shkodër   363

Durrës   339

Gjirokastër  310

Elbasan  288

Berat   256

Vlorë    216

Lezhë   129

Korçë   125

Kukës   67

Dibër   59

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesë iu bashkuan Kuvendit të Partisë Demokratike, që përjashtoi…