Pesë të vdekur dhe 102 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

28 korrik 2020 | 14:11

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1 356 testime për koronavirus, ku pozitivë janë konfirmuar 102 raste të reja dhe janë shëruar 99 persona.

Kjo ministri ka njoftuar se janë regjistruar edhe pesë viktima nga Covid-19, edhe atë: një nga Shkupi (70 vjeç), një nga Kërçova (72 jeç), një nga Kumanova (64 vjeç), një nga Prilepi (48 vjeç) dhe një nga Shtipi (76 vjeç). Të gjithë pacientët kanë vdekur në institucione spitalore. /Alsat-M/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar…