Pesë të vdekur dhe 160 raste të reja me Covid në Kosovë

22 shtator 2021 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë pesë persona nga Covidi dhe janë paraqitur 160 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar nga Covidi mbi një mijë qytetarë.

“Nga 4 904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1 039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149 820. Në total numri i rasteve aktive është 6 751”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, gjatë shqyrtimit të…