Pesë të vdekur dhe 353 raste të reja me Covid në Kosovë

17 janar 2021 | 15:38

Pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 353 raste të reja me Covid në Kosovë, ka njoftuar sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Shifrat e rasteve të reja me Covid-19, dalin pas testimit të 1 642 mostrave.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 279 pacientë.

Kosova regjistroi rastet e para me Covid-19 më 13 mars, 2020. Që atëherë, deri më 17 janar, janë regjistruar 55.851 raste, ku 1 410 pacientë kanë vdekur dhe 49 269 janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 5 172.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olta Sheta është një ndër emrat më të komentuar  në…