Pesë të vdekur dhe 50 raste të reja me Covid
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur pesë persona si pasojë e infeksionit me Covid-19.
Po ashtu, ky institut ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 117 persona dhe janë paraqitur 50 raste të reja me Covid.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 561 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 50 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14 496 raste nga 56 606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1 150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 760”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke treguar rastet e reja sipas komunave në nivel vendi.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(F.D/ Epoka e re)
https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/3075056432622340/