Pesë të vdekur nga koronavirusi dhe 140 raste të reja në Shqipëri
11 gusht 2020
| 16:55
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 140 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 101 pacientë.
Gjatë këtyre 24 orëve kanë humbur jetën pesë pacientë, ku dy prej tyre nuk kanë pasur sëmundje shoqëruese.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, ndërsa 18 prej tyre janë në terapi intensive, katër prej të cilëve janë në intubim.
Deri më tani në Shqipëri janë kryer 47 mijë testime. 6 mijë e 676 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa raste aktive janë 2 mijë e 991.