Pesë të vdekur nga përplasja e dy helikopterëve në Francë
02 shkurt 2018
| 17:00
Dy helikopterë të ushtrisë janë përplasur në jug të Francës, duke vrarë pesë njerëz në bord, kanë thënë zyrtarët.
Përplasja ka ndodhur pranë Liqenit Carces, në zonën Var, rreth 50 kilometra në veriperëndim të San Tropesë. Ekipet e shpëtimit thanë se kanë gjetur pesë trupat.
Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar përplasjen. Të dy helikopterët i përkisnin shkollës ushtarake Ealat, kanë thënë zyrtarët francez, raporton “Rel”.
“Helikopterët janë përplasur. Në bordin e njërit kanë qenë tre pjesëtarë të ushtrisë, ndërsa në tjetrin dy. Të gjithë janë të vdekur”, ka thënë Policia franceze.