![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/lcimg-c0c5f00a-bea9-4a7f-95ea-de127ff4527e.jpeg)
Pesë të vdekur, pasi një sulm me raketë goditi një ndërtesë shumëkatëshe në Kiev
25 qershor 2023
| 15:08
Një sulm fatal me raketë ka goditur një ndërtesë shumëkatëshe në Kiev dje, ndërsa vëmendja e botës ishte e përqendruar te Rusia.
Trupat e dy personave të tjerë janë gjetur nën rrënojat në pronën 16-katëshe mëngjesin e sotëm, duke e çuar numrin e të vdekurve në pesë, ka thënë kryebashkiaku i Kievit, shkruan “Skynews”.
11 persona të tjerë janë plagosur kur mbrojtja ajrore e kryeqytetit ka rrezuar raketën.
Zjarret kanë shpërthyer në shumë kate, sipas Kyiv “Independent”, duke cituar burime të autoriteteve lokale.
Në rajonin juglindor të Dnipropetrovsk, tetë persona u plagosën – dy prej tyre fëmijë – dhe disa ndërtesa janë shkatërruar, sipas guvernatorit të tij Serhiy Lysak.