Pesë të vrarë nga bombardimet në rajonin e Kashmirit
18 mars 2018
| 14:03
Pesë anëtarë të një familjeje indiane janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga bombardimet e kryera nga Pakistani në rajonin e kontestuar të Kashmirit.
Të dy palët janë përfshirë në bombardime të rënda, kanë thënë zyrtarët pakistanez.
Nëntë persona gjithashtu janë plagosur përgjatë kufirit të kontrolluar nga Pakistani, si pasojë e bombardimeve të kryera nga India, kanë thënë zyrtarët pakistanezë.
Si në të kaluarën, të dy shtetet kanë fajësuar njëra-tjetrën se kanë nisur luftimet.