Pesë veta u rrahën në Prizren, njëri kërkoi trajtim në Prishtinë
22 maj 2020
| 10:19
Të enjten rreth orës 13:00, pas një mosmarrëveshje, ka ardhur deri te rrahja në mes të dy familjeve në Prizren, ku janë përfshirë pesë persona. Si pasojë e rrahjes, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman. “Ndërsa katër të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy shkopinj të sëpatave. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar”, është bërë me dije në raportin e Policisë së Kosovës.
(B. D.: ‘Epoka e re’)