Pesë viktima dhe 101 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
21 qershor 2020
| 16:47
Raste të reja dhe viktima nga koronavirusi janë dujke vazhduar të shënojnë rritje në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën pesë persona dhe janë regjistruar 101 raste të reja me Covid-19, teksa janë shëruar 22 pacientë
Shkupi vazhdon të prijë me rastet e reja, 57 persona kanë rezultuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, 19 nga Tetova, 13 nga Kumanova dhe disa qytete tjera me nga një rast.
Ndërsa personat që kanë humbur jetën janë: dy nga Kumanova dhe nga një nga Shkupi, Struga dhe Gostivari.