Pesë viktima dhe 884 raste të reja me Covid në Maqedoni të Veriut
28 korrik 2022
| 16:58
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1 866 teste, ndërsa janë regjistruar 884 raste të reja me Covid.
Gjatë kësaj periudhe kohore është raportuar një i vdekur nga Shkupi (77 vjeç). Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me Covid-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar edhe 4 persona të vdekur, konkretisht në Strumicë, Shtip, Koçan dhe Gostivar. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej datës 29.06 deri më 25.07.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni nga fillimi i pandemisë është 326 154, ku prej tyre janë shëruar 311 760, kurse kanë vdekur 9 368 persona.
Numri i rasteve aktive në Maqedoni është në 5 026./ksp/