Pesë viktima nga koronavirusi në Australi
Ka shkuar në pesë numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Australi. Organet e shëndetësisë në rajonin Queensland konfirmuan të dielën se një grua nga Noosaville vdiq pasi ishte shtrirë në spital në Sydney të premten. Viktima ishte 77-vjeçare. Besohet se gruaja e moshuar ishte infektuar me virusin Covid 19 nga një i afërm, i cili ishte kthyer së fundi nga Shtetet e Bashkuara. Një grua 90-vjeçare, e cila banonte në Sydney, u bë më vonë viktima e pestë e koronavirusit në shtetin e largët. Dy viktimat e reja u shënuan në kohën kur kryeministri australian Scott Morrison njoftoi se të gjithë personat e ardhur nga jashtë do të jenë të detyruar të izolohen për 14 ditë. U ndalua edhe ankorimi i anijeve të huaja në portet e Australisë për së paku një muaj. Deri më tani, gati 300 persona janë infektuar me koronavirus në Australi, shkruan “Daily Mail”.