Pesë vjeçi përpin gozhdën pesë centimetra, dr. Lutolli jep shpjegim
Një fëmijë pesë vjeç, i një çifti nga Kosova, derisa ishte duke luajtur me mjete të metalta, ka gëlltitur dy ditë më parë një gozhdë të madhësisë pesë centimetra.
Familjari i të birit, i shqetësuar për gjendjen e tij, ka kërkuar udhëzime nga doktori i famshëm Ismail Lutolli, të cilin e ka pyetur në llogarinë personale në “Facebook”: “Djali vëllait tim është5 vjet. Duke luajtur, po thotë se e ka përpi një thumb tëlaminatit. Ne nuk e kemi parë, por jemi bër merak. Nëse eka përpi, ju lutem, a ka ndonjë rrezik? Në qoftë se mund tëpërgjigjet dr. Lutolli nëse ka rrezik, çfarë duhet të bëjmë,pasi është kohë e pandemisë e nuk po mund ta dërgojmëkëtu në fshat”.
Pas këtij mesazhi, doktor Ismail Lutolli i është përgjigjur: “Unë shpresoj shumë që nuk e ka gëlltitur një gozhdë të tillë. Sidoqoftë, është urgjente të realizoni një rëntgen të kraharorit dhe të abdomenit. Gozhda, nëse është gëlltitur, duket mjaft mirë dhe është e nevojshme urgjent kontrolli te mjeku pediatër gastroenterolog. Është e mundshme që me gastroskop nxirret pa pasoja. Nëse nuk duket gozhda në RTG atëherë nuk e ka gëlltitur dhe s’ka nevojë për hapa të tjerë. Derisa t’i realizoni këto mos i ofroni asnjë lloj ushqimi, përveç ujë nëse kërkon. Mos e merrni me frikë, edhe nëse e ka gëlltitur, mund të largohet pa problem. Se djali do të bëhet mjeshtër shumë i mirë, edhe në këtë nuk ka asnjë dilemë. Jam në dispozicion për t’ju ndihmuar më tutje çfarëdo që ka nevojë”.
Pas udhëzimeve të doktorit, familja e djalit ka bërë rëntgenin e tij dhe në fotografi vërehet se gozhda është brenda organizimit të tij. Pas marrjes së rezultatit, familja e djalit e ka njoftuar sërish doktor Lutollin për gjendjen e tij dhe ka kërkuar sqarime të tjera: “Unë para tri ore e kam postuar një postim për fëmijën pesëvjeçar që e ka gëlltitur gozhdën. E patëm te mjeku. Po, e kish gëlltitur gozhdën.Mjeku tha pritni deri të premten mos pe qet me nevojë.Nëse s’e qet, duhet me intervenu me ia hjek. Ju lutem, mëtregoni a është rrezik të presim apo ta dërgojmë nëPrishtinë. Ja tani ku gjendet gozhda”.
Pas bërjes publike të rëntgenit dhe udhëzimeve të doktorit të qendrës së mjekësisë familjare, doktor Lutolli i është përgjigjur sërish: “Në kushte normale gozhda do të duhej të largohej me gasteoskopi pa qenë nevoja të ketë probleme shëndetësore. Mjeku juaj e ka gjykuar të kundërtën – një nga mënyrat e trajtimit është edhe kjo. Ka rëndësi të jeni në kontakt me mjekun dhe na ngelet të presim ta nxjerr gozhdën me jashtëqitje”.
(Epoka e re: S. Z.)