Pesëshja dhe MPV-ja e javës në Superligën e femrave
Në fund javë u zhvillua xhiro e gjashtë e Superligës së Femrave në basketboll. Ndeshja kryesore u zhvillua në kryeqytet ku Prishtina triumfoj ndaj Peja 03 me rezultat 66:46.
Kjo ishte fitorja e dytë e Prishtinës ndaj Peja 03 për këtë edicion. Më të dalluarat për fitoren e Prishtinës ishin Asianae Johnson dhe Jade Williams.Johnson pati efikasitet prej 25 pikësh, 12 kërcime dhe 6 asistime ndërsa u ndihmua nga bashkë lojtarja Williams me 22 pikë, 13 kërcime dhe 1 asistim.
Ndeshja mjaftë interesante zhvillua edhe në Mitrovicë, Bashkimi fitoi më përmbysje ndaj Trepçës me rezultat 73:91. Për fitoren e Bashkimit si zakonisht më e mira ishte Sarah Mgbeike dhe kapitenia Aulona Muhadri. Mgbeike kontribuoi me 29 pikë, 15 kërcime dhe 2 asistime ndërsa Muhadri shtoi 14 pikë, 16 kërcime dhe 4 asistime.
Xhiro e gjashtë u mbyll me ndeshjen e zhvilluar në Pejë mes Penzës dhe United Basketball, vashat nga Peja arritën fitore me shifrat 79:56. Tek Penza më meritorja ishte Lexus Eagle Chasing me 21 pikë, 6 kërcime dhe 1 asistim. Asianae Johnson është shpallur lojtarja më e mirë e kësaj jave, pasi pati efikasitet prej 25 pikësh, 12 kërcime dhe 6 asistime.