Pesëshja e javës në elitën e basketbollit të femrave
Në fundjavë është zhvilluar xhiro e tetë e Superligës së Femrave.
Ndeshja kryesore e kësaj javë është zhvilluar në Prizren në mes Bashkimit dhe Peja 03.
Bashkimi regjistroi fitore bindëse ndaj Peja 03 me rezultat 96:74. Për fitoren e shtatë të Bashkimit më meritoret ishin Sarah Mgbeike me 26 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime e cila u ndihmua nga Arbnore Përçuku me 22 pikë, 3 kërcime dhe 10 asistime.
Serinë e fitoreve e vazhdoi edhe Prishtina ndaj Penzes me shifra 59:72. Jade Williams me 22 pikë, 13 kërcime dhe Elektra Zykaj me 13 pikë, 12 kërcime e 7 asistime ishin lojtarët më efikase për fitoren e tetë të Prishtinës.
Ndeshja e fundit në kuadër të xhiros së tetë ishte ajo në mes Trepçës dhe United Basketball, ku Trepça shënoi fitore me rezultat 74:59, për fitoren e Trepçës më meritorja ishte Jessica Wilson me 25 pikë, 14 kërcime dhe 1 asistim.