Pesëshja e javës në Superligën e femrave
Bashkimi fitoi në derbin e javës, duke mundur Penzën, ku Aulona Muadri tregoi një paraqitje të mrekullueshme me 24 pikë, 16 kërcime, tri asistime, ndërsa Caterrion Thompson kontribuoi me 21 pikë, pesë kërcime, dy asistime. Junior 06 shënon fitore ndaj Peja 03, duke regjistruar tri fitore dhe gjashtë humbje. Në një ndeshje dramatike, që përfundoi me rezultatin 77-75, nuk ishte vetëm Abigail Ogle, e cila shkëlqeu, por edhe Tanyia Gordon, e cila kontribuoi me 28 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime – një paraqitje fantastike që ndihmoi ekipin e Junior 06 të shënonte fitore. Në një ndeshje tjetër të rëndësishme, Prishtina siguroi fitore duke mundur Trepçën. Këtu, paraqitja e Jayla Johnson ishte më e mira me 23 pikë e 10 kërcime, derisa Alaina Rice, ndihmoi skuadrën me 11 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime.
Pesëshja e javës
Aulona Muhadri (KBF Bashkimi) 24 pikë, 16 kërcime, 3 asistime
Caterrion Thompson (KBF Bashkimi) 21 pikë, 5 kërcime, 2 asistime
Brailyn Jarell Joseph (KFB Peja 03) 38 pikë, 12 kërcime, 2 asistime
Abigail Ogle (KBF Junior 06) 22 pikë, 5 kërcime, 9 asistime
Jayla Johnson (KBF Prishtina) 23 pikë, 10 kërcime.