PESHA E ANGAZHIMIT PËR FENË, ATDHEUN E KOMBIN
Ismet Sylejmani
Raportet njerëzore të një hapsire, të një shteti, të një populli e të një kombi, të një kontinenti e pse jo edhe në të gjithë planetin njerëzorë, zhvillohen në saje të një cikli kompleks dhe të dizajnuara ashtu, që ecin e arrijnë stade që vetëm memorja shkencore moderne do të jetë në gjendje t’i mbajë të përmbledhura e në funksion të porogresit të pandalshëm!
Ka njerëz e njerëz, me nivele e pergaditje të nduarnduarshme!
Shkenca klasike dhe moderrne, nuk ka arritur dy fenomene t’i përcaktojë e të ju vejë kufij, atë të dashurisë fetare dhe të dashurisë kombëtare!
Nuk ka kriter të matjes dhe peshimit, se sa duhet që të jesh fetar e të jesh patriot kombëtar, cila do që të jetë ranglista!
Keto dy pozicione nuk jane matur e nuk janë peshuar deri me sot asnjëherë me saktësi shkencore dhe veshtirë se do të arrihet ndonjëherë të kryhet një proces i tillë vlerësimi, ngase kurrë nuk ka qenë e mundur të evidentohet qartë!
Dashuria njerëzore kombëtare dhe dashuria njerëzore fetare, vazhdojnë të janë të pamatura e të papeshuara, si në gjerësi ashtu edhe në thellësi!
Shërbimi në emër të zotit e shërbimi në emër të popullit, për Atdheun e për Kombin, janë dy gjëra shumë të mëdha, të cilat ndonëse janë të ndryshme, ato kurrë nuk do të jenë të përfunduara, sepse jeta vazhdon e vazhdon, edhe kur nuk mund ta dijmë ne deri kur…
Shërbimi në emër të zotit e në emër të kombit, është sfidë dhe kufiri se ku dallojnë e ku bashkohen këto dy fenomene, vazhdon…
VAZHDO TA DUASH EDHE KUR NUK TË DON, JO PSE NUK E MERITON, POR PSE AI NUK E DIN, PRANDAJ DHE NUK E BESON SE E DON,SEPSE DASHURIA FETARE DHE DASHURIA KOMBËTARE VAZHDOJNË TË JENË TË PAPESHUARA, TË PAMATURA DHE TË PAVLERËSUARA ME NDONJË MEKANIZËM QË E PËRCAKTON QARTË E SAKTË PËR ÇDO NJËRIN DHE PËR SECILIN VEÇ E VEÇ!
PESHA E ANGAZHIMIT PËR FENË, ATDHEUN E KOMBIN, VAZHDON TË JETË E PAPESHUAR SAKTË!
Prishtinë, 04.04.2023!