Peshëngritësi nga Uganda arratiset nga fshati olimpik në Tokio
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike, situata në fshatin Olimpik në Tokio nuk është aspak e qetë.
Një sportist nga delegacioni i Ugandës, i cili duhet të kishte marrë pjesë në testin e Covid-19 nuk u paraqit dhe tashmë cilësohet i zhdukur.
Bëhet fjalë për Julius Sekitoleko. Peshëngritësi pjesë e ekipit afrikan ishte në Izumisano, një qytet në provincën e Osaka, ku ai ishte pjesë tjetër e ekipit, por autoritetet lokale thanë se ai ishte zhdukur.
Rasti ngre shqetësim në zonë, sepse kontaktet dhe lëvizjet e sportistëve të huaj janë të kufizuara dhe monitorohen vazhdimisht përmes një aplikacioni. Por sportisti nga Uganda ka humbur nga vëmendja e tyre dhe deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Incidenti ndodhi pasi ai u shpall i papërshtatshëm për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në kategorinë 67 kilogramë. Ai pritej të kthehej në shtëpi në fillim të javës së ardhshme.
Në shënimin e gjetur në dhomën e tij të hotelit, thuhet se ai është gati për të punuar në Japoni dhe se nuk kishte ndërmend të kthehej në Uganda, sepse jeta atje është e vështirë.