Peshëngritje, Çalja i artë në evropian
28 mars 2018
| 21:19
Peshëngritësi nga Shqipëria, Briken Çalja ka fituar medaljen e artë të mërkurën në kampionatin evropian që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.
Çalja këtë medalje e ka fituar në kategorinë deri në 69 kilogramë, transmeton Koha.net.
Peshëngritësi shqiptar arriti të ngrit 146 kilogramë në stilin e shkëputjes dhe 175 kilogramë në atë të shtytjes – në total 321 kilogramë.
Çalja i artë u shpall edhe në stilin shkëputje, shtytje dhe dygarësh.