Peshkaqeni mbyt një turist rus në Egjipt (Pamje të rënda)

11 qershor 2023 | 09:13

Një peshkaqen ka mbytur një rus në një plazh në Egjipt, ndërkohë që disa turistë të tjerë kanë kapur pamjet e momenteve të rënda.

Autoritetet egjiptiane kanë ndaluar notin pranë një plazhi të Detit të Kuq. Ngjarja ndodhi në qytetin turistik të njohur Hurghada në bregun lindor të Egjiptit.

Viktima ishte një shtetas rus i lindur në vitin 1999, raporton CNN, përcjell tv21.tv

Kujdes, pamjet janë të rënda!

Një ekip i specializuar ishte në gjendje të kapte peshkaqenin, më qëllim për ta ekzaminuar atë për të zbuluar arsyet e mundshme të sulmit të tij dhe për të treguar nëse ishte i njëjti peshkaqen që shqeu edhe turistë të tjerë më parë.

Ministria e Mjedisit atje lëshoi një ndalim dy-ditor të notit duke filluar nga sot.

Gjatë viteve të fundit, disa incidente të ngjashme kanë ndodhur në Detin e Kuq të Egjiptit.

PNë vitin 2022, dy gra u vranë nga sulmet e peshkaqenëve në Detin e Kuq të Egjiptit, në jug të qytetit të Hurghada. Në vitin 2020, një djalë ukrainas humbi një krah dhe një udhërrëfyes egjiptian humbi një këmbë në një sulm nga peshkaqeni. Në vitin 2018, një peshkaqen vrau një turist çek në një plazh të Detit të Kuq.

https://twitter.com/alexandr240222/status/1666822541296672769?s=46&t=0qFpJ4dkVpEz66C6JpWBNA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kolonë ruse ushtarake u sulmua në fshatin Zapovetnoye, 16…