Peshkatari bie nga varka, mbijeton 2 ditë në det

29 dhjetor 2022 | 17:22

Një peshkatar i zhdukur, i cili ra nga varka e tij në brigjet e Brazilit, është gjetur në një “kovë” të shtyllës sinjalizuese. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin David Soares, i cili u shpëtua nga peshkatarët vendas, dy ditë pasi varka e tij u gjet e braktisur në Oqeanin Atlantik.

Soares tha se pasi ra nga varka notoi për katër orë derisa arriti në “kovë”. Ai arriti të ngjitej në shtyllë dhe priti ndihmën.

Soares ishte nisur i vetëm nga plazhi Atafona në shtetin verior të Rio de Zhaneiros gjatë 25 dhjetorit për të peshkuar, por në një moment ai rrëshqiti dhe ra nga varka. U përpoq të rikthehej në barkë me gjithë fuqinë e tij, por rryma ishte shumë e fortë, kështu që ai nuk mundi.

Pas katër orësh, arriti në shtyllën sinjalizuese pranë Acu dhe u ngjit në të. Pas dy ditësh, ai u pikas nga peshkatarët të cilët filluan ta kërkonin kur familja e tij e raportoi të zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Populli i Kosovës i ka dërguar dhuratë veshjen kombëtare për…