Pësoi sulm në zemër në fushë, Bas Dost heq dorë nga futbolli
14 nëntor 2023
| 17:20
Sulmuesi i njohur holandez Bas Dost pësoi një sulm në zemër në ndeshjen e fundit me NEC kundër AZ Alkmaar dy javë më parë.
Ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor në fushë i shpëtoi jetën futbollistit, më pas ai u dërgua në spital për kujdes të mëtejshëm. Tashmë pasi ka kaluar periudhën e vështirë, Bas Dost ka lënë spitalin në Amsterdam, megjithatë si masë paraprake i është vendosur një defibrilator i brendshëm.
Pas diagnostikimit të miokardit, sulmuesi ka njoftuar se nuk do të zbresë më në fushën e blertë. “Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe”, ka thënë Bas Dost.