“Pësoi trauma…” Zbulohet si është gjendja e djalit të Jolie dhe Pitt
Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax, u shtrua në spital disa ditë më parë pas një aksidenti me biçikletë elektronike në Los Angeles. Tashmë një burim për “People” ka thënë se ai është nxjerrë nga ICU.
“Pax është liruar nga ICU. Ai pësoi trauma komplekse dhe tani fillon rruga e gjatë e shërimit dhe terapisë fizike,” thotë burimi ekskluzivisht për revistën prestigjioze.
Burimi shton se Pax dhe nëna e tij – e cila ishte pranë tij ndërsa u shërua në spital – “janë thellësisht mirënjohës për kujdesin e jashtëzakonshëm mjekësor që mori”.
49-vjeçarja vazhdon të jetë me djalin e saj, ashtu si edhe vëllezërit e motrat e tij, të cilët kanë qenë për vizitë dhe e kanë ndihmuar gjatë gjithë kohës atë.
Së bashku me Pax, Jolie ndan pesë fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortin e saj: Maddox, 22, Zahara, 19, Shiloh, 18 dhe binjakët 16-vjeçarë Knox dhe Vivienne.