Pësuan 9 gola ndaj Leicester, futbollistët e Southampton japin pagën e një dite për bamirësi
28 tetor 2019
| 12:37
Futbollistët dhe stafi i Southampton e kanë dhënë për bamirësi pagën e një dite pasi u shkatërruar me rezultatin 9-0 nga Leicester City mbrëmjen e së premtes.
Kjo humbje e thellë përbën një rekord në Premier League dhe trajneri Ralph Hasenhuttl kërkoi falje publike pas ndeshjes.
Në një komunikatë zyrtare të klubit lexohet: “Grupi ka vendosur që pagën e një dite ta japë për bamirësi për Saints Foundation, për të ndihmuar fondacionin në punën e madhe që bën”./a2