![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/gjuro.png)
Petar Petkoviq zëvendëson Marko Gjuriqin
Petar Petkoviq është zëvendësuesi Marko Gjuriqit në pozitën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe.
Emërimi i ndihmësit të tij erdhi pasi Gjuriqi e ka lëshuar këtë pozitë për t’u bërë ambasador i Serbisë në ShBA.
Petkoviqi ka kryer funksionin e ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën që nga viti 2016/
Petkoviqi ka diplomuar në vitin 2006 në Fakultetin Teologjik Ortodoks dhe ka përfunduar studimet në nivelin master dhe doktoraturë në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit. Ai është i diplomuar në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme në 2007, shkruan “RTS”.
Gjithashtu, ai ishte deputet në Parlamentin serb nga viti 2012 në 2014, ndërsa më parë ka shërbyer si këshilltar në zyrën e kryeministrit nga viti 2007 deri në 2008.